Site icon Telegrafi

Lëndohet Strakosha, do të humbas përballjen me Turqinë dhe Romën

FLORENCE, ITALY - MAY 13: Thomas Strakosha of SS Lazio shows his dejection during the Serie A match between ACF Fiorentina and SS Lazio at Stadio Artemio Franchi on May 13, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Pas Radja Nainggolan, tani portieri i Lazios Thomas Strakosha është në dyshim për derbin e Romës pas një lëndimi me kombëtaren shqiptare.

Mesfushori Nainggolan u dërgua në shtëpi më herët se që pritej nga ana e kampit të Belgjikës. Ai u diagnostikua me një tendosje të kofshëve dhe është dyshim nëse do të paraqitet “Derby della Capitale”.

Lazio gjithashtu mund të mbetet pa portierin e tyre, pasi Strakosha u largua mbrëmë nga stërvitjet me kuqezinjtë.

Thomas Strakosha deri më tani ka pasur katër paraqitje për kombëtaren dhe 32 për Lazion (Getty Images)

Portieri 22-vjeçar raportohet se ka probleme me muskujt e këmbës, e cila gjë ka bërë që mos të paraqitet edhe kundër kombëtares turke.

Shqiptari raportohet gjithashtu se është nën vëzhgimin e shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Juventusin.

Theksojmë se takimi mes dy klubeve kryeqytetase në Stadio Olimpico do të zhvillohet të shtunën, më 18 nëntor në ora 17.00.

Ndryshe, Lazio zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Serie A me 28 pikë, në më shumë se romakët e vendit të pestë. /Telegrafi/

Exit mobile version