Një automjet “audi A6” me targa të Shkupit i drejtuar nga K.M. (1990) nga Shkupi sot rreth orës 9.30, ka dalë nga autostrada Shkup – Kumanovë, në afërsi të Fshatit Agino, kumtuan prej policisë së Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Automjeti ka lëvizur nga Shkupi drejt Kumanovës dhe pasi ka dalë nga autostrada ka goditur drunjtë. Automjeti është dërguar në kontroll teknik, ndërsa ekspertiza të cilën e bëri SPB Kumanovë do t’i tregojë shkaqet e fatkeqësisë, njofton AIM.
Nga Ndihma emergjente Kumanovë informojnë se kanë intervenuar në fatkeqësinë e komunikacionit dhe se shoferi është transferuar në kirurgji. Në automjet ka qenë një bashkëudhëtar i cili nuk është lënduar. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa. /Telegrafi/