Nuk ka filluar aspak sezoni mirë për Xherdan Shaqirin.
Anësori shqiptar e filloi takimin ndaj Arsenalit si titullar, por në minutën e 25-të u detyrua të lë fushën.
E gjitha kjo pasi ylli i Stoke u lëndua, duke u zëvendësuar kështu nga Saido Berahino.
Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi dhe sa do të mungojë Shaqiri pasi Stoke nuk ka dal ende me njoftim zyrtarë.
Vlen të theksohet se ish-anësori i Bayern Munichut dhe Interit edhe në sezonin e kaluar u përball me shumë lëndime.
Më 31 gusht Përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë ndaj Andorës, kurse me 3 shtator ndaj Letonisë. Të dy këto takime të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës. /Telegrafi/