Raportohet se Patrik Schick do t’i mungojë Romës për tre javë pas një dëmtimi të pësuar në kofshë.
Sipas Premium Sport, anësori i Përfaqësueses së Çekisë do t’i mungojë klubit nga kryeqyteti italian në katër ndeshjet e ardhshme.
22-vjeçari me këtë rast do të mungojë ndaj Hellas Veronës, Beneventos, Beneventos dhe ndeshjen e parë ndaj Shakhtar Donetskit në Ligën e Kampionëve.
Schick ka dështuar të shënojë në dhjetë ndeshjet për Romën që nga transferimi i tij nga Sampdoria, që ishte rekord për klubin romak.
Me bonuse transferimi i tij Romës i kushtoi 42 milionë euro, por që deri më tani është dështim.
Schick ka luajtur tre ndeshje si titullar, ndërsa në shtatë tjera si zëvendësues, pra në një total prej 366 minutash.
Për nga minutat e luajtur ai është lojtari i shtatë që është paraqitur më së paku për klubin italian në sezonin 2017/18 në Serie A. /Telegrafi/