Sot rreth orës 10:30 pati një përplasje të dy veturave në Soline në Kroaci.
Dy automjete u përfshinë në aksident, raporton mediumi kroat index.hr.
Mësohet se një shtetas shqiptar, i cili drejtonte një veturë me targa italiane, është lënduar shumë rëndë.
Dy persona u transportuan në spitalin më të afërt të qytetit dhe po trajtohen nga mjekë.
Ndryshe, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nis hetimet. /Telegrafi/