Telegrafi

Lëndohet rëndë një punonjës ndërtimtarie në Shkup

Foto: Ilustrim

Një djalë 19-vjeçar, Z.L, është lënduar rëndë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim në zonën e Komunës Qendër.

Siç njoftojnë nga MPB, rasti në SPB Shkup është raportuar dje nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”.

Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin dhe për incidentin është njoftuar inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës./Telegrafi/