Një person është lënduar në vendin e tij të punës, dhe i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.
Rasti ka ndodhur në zonën industriale Shirokë në Prizren.
“Raportohet se viktima m/k derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësiti policor është duke hetuar rastin, por ende nuk dihet si ka ardhur deri tek lëndimi, pasi viktima nuk është në gjendje për të dhënë deklaratë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/