Një punëtor ndërtimor është lënduar rëndë si pasojë nga rrëzimi nga skela gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Forinë të Gostivarit.
Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 19:00 gjatë çmontimit të skelës ndërtimore, J.Ç (38) nga Çegrani, i punësuar në firmën e cila i ka kryer punët në objekt, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga platforma e fundit.
Menjëherë pas rrëzimit, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.
Pas aksidentit, ekspertizë ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë dhe inspektori për punë, siguri dhe shëndet.