Site icon Telegrafi

Lëndohet rëndë një polic në Kumanovë, goditet nga një veturë

Një polic nga Kumanova është lënduar pasi është goditur nga një veturë teksa ishte në detyrë në fshatin Kojnare e Poshtme. Drejtuesi i veturës nuk është ndalur në shenjën e dhënë të ndalimit dhe ka goditur një automjet tjetër të parkuar.

“Dje në ora 23:30 është raportuar se në rrugën lokale Kumanovë – fshati Sopot, afër fshatit Kojnare e Poshtme-Kumanovë, një automjet ka goditur një zyrtar policor i cili ishte duke kryer punë zyrtare, duke mos u ndalur në shenjë ndalese, pasi paraprakisht ka goditur një automjet i cili ishte i parkuar “Citroen” me targa të Kumanovës në pronësi të N.L. nga fshati Kojnare e Poshtme”, njoftojnë sot nga MPB.

Policia ka marrë lëndime të rënda të cilat janë konstatuar në spitalin e Kumanovës.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version