Një nëntë vjeçarë i cili ka drejtuar biçikletën e tij, është lënduar rëndë në një aksident rrugor në fshatin Studeniçan të Shkupi, në të cilin ka marrë pjesë edhe një automjet “Renault Megan” me targa të Shkupit e drejtuar nga D.M (33) nga fshati Zelenikovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:55 në hyrje të fshatit Studeniçan.
“Në aksident lëndime të rënda trupore (thyerje të ashtit të kofshës) ka marrë adoleshenti, të cilit i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Universitare në shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga ana e ekipit të ekspertëve të SPB në Shkup është bërë ekspertizë dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rasitit./Telegrafi/