Site icon Telegrafi

Lëndohet rëndë një motoçiklist në Veles

Një motoçiklist nga Velesi, sot në mëngjes ka marrë lëndime të rënda pasi humbi kontrollin mbi motorin e tij dhe është rrëzuar.

Nga SPB Veles thonë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Koce Dimov – Vitamin në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“63-vjeçari Gj.J ka marrë lëndime të rënda dhe me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndërsa prej atje është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup”, tha Marina Andova, zëdhënëse e SPB Veles.

Ajo shtoi se pas urdhërit të prokurorit publik është kryer hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version