Telegrafi

Lëndohet rëndë një motoçiklist në një aksident në Shkup

Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në orën 10:50 në rrugën “Skupi” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, në aksidentin e trafikut kanë marrë pjesë një motoçikletë “BMW Advenator” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.H (48) nga Shkupi dhe automjetit të udhëtarëve “Hundai I30” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.P (50) nga Shkupi.

“Pas aksidentit B.H me automjet të Ndihmës së Shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në ndriçimin e plotë të aksidentit./Telegrafi/