V.B (34) nga Demir Kapia është lënduar rëndë pasi me motoçikletën e tij “Orion”, të cilën e ka drejtuar pa regjistrim, në rrugën Demir Kapi – fshati Besvicë, ka goditur një makinë me tarka të Demir Kapisë.
Sipas informacioneve të SPB Veles, aksidenti ka ndodhur dje pasdte rreth orës 14:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vozitësi i lënduar me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Negotinë, ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën për Urgjencë në Shkup.
Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Negotinë./Telegrafi/