Një drejtues i mopedit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 22 persona tjerë janë lënduar lehtë në 15 nga gjithsej 35 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.
Në 20 aksidente tjera është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB thonë se gjatë fundjavës kanë sanksionuar 91 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, 55 shoferë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 22 shoferë pa leje për vozitje.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 13 makina të paregjistruara, si dhe janë dënuar 15 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit./Telegrafi/