M.M (68) nga Shkupi është lënduar rëndë, pasi dje pasdite e ka përplasur një automjet “Peugeot 206” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.M (32), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fatkeqësia ka ndodhur në orën 15:30 në rrugën “Voin Drashkoci”, pas së cilës M.M është dërguar në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” në Shkup dhe është ndaluar për mjekim.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/