Telegrafi

Lëndohet rëndë një çiklist në Shkup, policia sanksionon 21 shoferë nën ndikim të alkoolit

Lëndime të rënda ka marrë një çiklist në një nga gjithsej 13 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në gjashtë janë lënduar më lehtë gjashtë persona, ndërsa në gjashtë aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalim të shënuar të këmbësorëve, katër shoferë për renditje të parregullt dhe një shofer për parakalim të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se nga trafiku, janë shkyçur 21 shoferë, prej të cilëve dy kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 kanë qenë pa patentë shoferi dhe tre shoferë fillestarë, si dhe 13 automjete të paregjistruara./Telegrafi/