Në një aksident trafiku, që ndodhi mbrëmë rreth orës 19.45 në rrugën ”4 Korriku” në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup është lënduar rëndë 22 vjeçari shkupjan A.G, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia informojnë se çiklisti A.G goditi veturën e tipit “Passat” të cilën e drejtonte shkupjani M.V.
Djaloshi është vendosur në spitalin shtetëror “8 Shtatori” në Shkup ku i janë konstatuar lëndime të rënda por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes po bëhet hetim nga ana e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/