Një fëmijë tetë vjeçar nga Serbia është lënduar rëndë mbrëmë në një aksident në udhëkryqin në Çair pasi është goditur nga veturë e tipit “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga F.K. (46) nga Bllaca e Shkupit.
Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në ora 22:30 në udhëkryqin në rrugën “Sllavej Pllanina” në rrugën “362”, rruga “Brigada maqedono-kosovare” dhe rrugën “John Kennedy” në Shkup.
“Nga goditja, djaloshi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Qytetit “Shën Naum Ohridski””, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkupit dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/