Site icon Telegrafi

Lëndohet rëndë 23 vjeçari nga Sllatina e Tetovës, i aksidentuar në Leshkë

Një djalë është rëndë i lënduar në fatkeqësin e komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën lokale të fshatit Leshkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB informojnë se A.S. (26) nga fshati Sllatinë ka drejtuar veturën ‘BMW’ me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin e veturës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru të një oborri shtëpie. Në fatkeqësi, lëndime të rënda ka marrë bashkëudhëtari XH.G. (23), gjithashtu nga fshati Sllatinë.

Djali i lënduar është dërguar në spitalin e Tetovës, ku nga lëndimet serioze është transferuar në Qendrën urgjente në Shkup.

Në vendin e ngjarjes janë kryer hetimet dhe detajet në vijim do të jepen pas kryerjes së analizës. /Telegrafi/

Exit mobile version