Paul Pogba ka pësuar një lëndim në ndeshjen me Rostovin.
Ndeshja e Manchester Unitedit në Ligën e Evropës ndaj skuadrës ruse, Rostov, nuk ka shkuar si është më së miri për anglezët.
Kjo pasi, futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Pogba, ka pësuar lëndim duke u detyruar ta lë fushën, përcjell Telegrafi.
Futbollisti ka ankuar në një lëndim të këmbës, duke detyruar Jose Mourinhon të kryej zëvendësimin e parë në ndeshje.
Francezi me dhimbje në këmbë u detyrua të lëshoj fushën vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Në vend të tij u inkuadrua mesfushori belg, Marouane Fellaini. /Telegrafi/