Site icon Telegrafi

Lëndohet Pjanic, Juventusi e pret kthimin e tij nga kampi boshnjak

Miralem Pjanic (Getty Images)

Miralem Pjanic do të rikthehet në Torino në orët vijuese pas pësimit të lëndimit.

Juventusi po pret që të kuptojë nivelin e lëndimit muskulor të lojtarit.

Mesfushori ishte në angazhim me kombëtaren e Bosnjës, kur në fund të ndeshjes ndaj Austrisë u lëndua.

Pjanic (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas Ansa, ai pritet të kthehet në Torino në orët vijuese për të kryer skanimet përkatëse, teksa Bianconerët do të tentojnë ta mësojnë gjendjen në prag të ndeshjes ndaj Spalit.

Trajneri Massimiliaon Allegri ka pasur një numër të problemeve në mesfushë me lëndime.

Emre Can është jashtë fushe për shkak të një operimi në gjëndrën tiroide dhe Sami Khedira po kthehet nga një problem muskular.

Juventusi është në krye ta tabelës në Serie A.

/Telegrafi/

Exit mobile version