Dje gjatë një zjarri në një bibliotekë të vjetër të braktisur në Prilep është lënduar një zjarrfikës, njoftojnë nga MPB.
“Me datë 17.10.2022 në ora 16:30 në policinë komunale të Prilepit është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një bibliotekë të vjetër të braktisur në rrugën “Rampo Levkata”.
Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Prilep, ndërsa me lëndime ka pësuar zjarrfikësja D.B. (45) nga Prilepi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Prilep. Kontroll është kryer nga ekipi i Policisë Prilep”, thuhet në njoftiin e MPB-së./Telegrafi/