Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shtupel të Klinës, njësitet policore pas pranimit të informatës për zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit.
Gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime.
Ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/