Në Qendrën Mjekësore në Negotinë mbrëmë është dërguar T.R.(38) nga Tetova, i punësuar në ARM, pasi është lënduar gjatë ushtrimeve ushtarake në poligonin “Krivollak”.
“Gjatë aktiviteteve duke ushtruar në poligonin ushtarak “Krivollak” është djegur nga 2 deri në 3 shkallë në tërë trupin”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas ndihmës mjekësore, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku edhe gjendet jashtë rrezikut me jetë.