Telegrafi

Lëndohet një polic në vendkalimin kufitar në Tabanoc

Një automjet transportues me regjistrim të Radovishit, pronë e një firme private nga ky qytet, ka goditur në konstruktin e kabinës së kontrollës së pasaportave në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, kures automjeti është drejtuar nga 55 vjeçari K.G nga Radovishi.

Në këtë aksident është lënduar një polic që në atë moment ka qenë brenda në kabinë, ku e ka kryer detyrën e tij zyrtare. Ai është dërguar në spitalin e Kumanovës për t’iu dhënë ndihma mjekësore./Telegrafi/