Site icon Telegrafi

Lëndohet një person në Kamenicë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Foto ilustruese

Foto: Ilustrim

Një person në Kamenicë ka pësuar lëndime trupore pasi që në shtëpinë e tij ka shpërthyer zjarri.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 21:27.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./Telegrafi/

Exit mobile version