Telegrafi

Lëndohet një person në aksidentin mes dy veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin e ndodhur sot në autostradën për Shkup, është lënduar një person.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa të Maqedonisë së Veriut.

“Me datën 27.07.2023 në orët e paradites në autostradën “Arbën Xhaferi”, Hani i Elezit -Kaçanik ,ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me tabela të Maqedonisë, ku si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Rasti është trajtuar nga njësitet policore”, ka thënë Kelani.

Lexo po ashtu Aksident mes dy vetura në autostradën për Shkup

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Telegrafi ka raportuar më herët lidhur me këtë aksident. /Telegrafi/