Site icon Telegrafi

Lëndohet një nga punonjëset e Uzinës së Poliçanit

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës kur 34-vjeçarja Miranda Dehari, e cila punonte në repartin e fonderisë, është lënduar nga një makineri gjatë proçesit të demontimit të armëve.

Dehari u dërgua në spitalin e Beratit. Ajo ka dëmtuar krahun e majtë por gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 34-vjeçarja ishte punonjëse e re në uzinën e demontimit të armëve në Poliçan. /Telegrafi/
 

Exit mobile version