Telegrafi

Lëndohet një kumanovarë në aksidentin me një veturë të MPB-së

Katërdhjetegjashtë vjeçari nga Kumanova është lënduar në aksidentin që ndodhi në një veture të policisë dhe një veture të markës “Wolksvagen Polo”.

Siç njoftojnë nga policia, dje rreth orës 19:30 në Kumanovë, në udhëkryqin e rrugëve “11 Tetor” dhe “Dimitër Tuçoviq”, ndodhi një aksident trafiku në mes të automjetit të MPB-së “Skoda Jet”, e drejtuar nga A.A. (38) nga Kumanova, dhe një automjet “Volkswagen Polo”, e drejtuar nga L.B. (46) nga Kumanova.

Nga ky aksident L.B. ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin përgjithshëm të Kumanovës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë pjesëtarët e MPB-së./Telegrafi/