Telegrafi

Lëndohet një alpinist në malet e Osogovës: Maqedonia edhe më tej pa ndihmë të shpejtë ajrore

Një alpinist për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë nga Malet e Osogovës. Ekipi shpëtues nga njësia speciale Tigrat dhe njësia e helikopterëve pranë MPB-së e kanë gjetur lokacionin dhe në mënyrë urgjente e kanë transportuar në kompleksin e klinikave Nënë Tereza.

Thirrja është bërë në numrin për raste urgjente 112, pas çka me koordinata është gjetur lokacioni i alpinistit të lënduar. Maqedonia edhe më tej është pa ndihmë të shpejtë ajrore, pasi që para 4 vjetëve u anulua tenderi me kompaninë “Sarhems” e cila ishte partnere në shërbimin helikopterik për ndihmë të shpejtë dhe shpëtim.