Site icon Telegrafi

Lëndohet nga rryma në vendin e punës

Foto: Ilustrim

Një person nga Gjilani është lënduar në vendin e punës pasi që ka pasur kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” ku viktima punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor, i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kishte pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.

Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version