Paris Saint-Germaini është në pritje që të mësojë kohëzgjatjen e mungesës së Neymarit, i cili u lëndua në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Caen.
Kampioni francez do të luajë kundër Barcelonës në javën e ardhshme ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në kërkim të suksesit në garën më të madhe evropiane për klube.
Dhe padyshim se do të ketë nevojë për sulmuesin brazilian, i cili ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme të PSG-së në Evropë.
Neymar ishte njëri nga pak lojtarët e ekipit të parë që Mauricio Pochettino e inkuadroi në lojë nga minuta e parë.
Ai u lëndua në minutën e 64 dhe ua largua menjëherë nga fusha, ndërsa PSG fitoi me golin e Moise Kean. /Telegrafi/