Telegrafi

Lëndohet në vendin e tij të punës në Mitrovicë, policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

“Viktima mashkull kosovar-punëtor në një fabrikë të mobileve-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendje e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/