Harry Maguire është lënë jashtë ekipit të Manchester United për sfidën hapëse ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, pas një lëndimi të pësuar në stërvitje.
Përmes një komunikate, klubi anglez ka konfirmuar se Maguire ka pësuar një lëndim të martën gjatë seancës stërvitore.
Sidoqoftë, natyra e lëndimit nuk është bërë e qartë ende po ashtu as koha se sa do të mbetet jashtë fushave.
Erik ten Hag, është duke u ballafaquar me një krizë të lëndimeve, veçanërisht në fazën e mbrojtjes, pasi në këtë ndeshje do të mungojë edhe Raphael Varane.
🚨 The boss has named a 21-man squad for our first #UCL trip of the campaign.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 19, 2023
Në listën e të lënduarve janë edhe Tyrel Malacia, Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka, kjo nënkupton që tekniku holandez ka në dispozicion vetëm pesë mbrojtës për tu përballur me ekipin gjerman.
Edhe prurja e re në ekip,Mason Mount, është lënë jashtë skuadrës së bashku me Amadou Diallo, Mainoo dhe portierin Heaton.
Ndërkohë, Sancho vazhdon të stërvitet individualisht dhe i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit, dhe sulmuesi brazilian, Antony, i cili është duke u përballur me akuzat për dhunë fizike.
United do të ketë para vetes një test të vështirë ndaj Bayern si mysafir duke parë situatën me lëndime.
Forma e tyre në kampionat lë për të dëshiruar, andaj mbetet të shihet se si Ten Hag do ta përgatisë këtë ndeshje ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës./Telegrafi/