Telegrafi

Lëndohet Mustafi, detyrohet ta lë fushën e lojës (Foto)

Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim në këmbë.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare që luan për Arsenalin është lënduar në takim me Stoke Cityn.

Mustafi i lënduar

Ky lëndim e ka detyruar mbrojtësin nga Gostivari të lë fushën, pasi ankonte në një tërheqje muskulore, shkruan Telegrafi.

Mustafi u lëndua në minutën e 25-të dhe u zëvendësua nga spanjolli, Hector Bellerin.

Momenti i zëvendësimit

Pas këtij zëvendësimi, Mustafi u duartrokit nga të gjithë tifozët në Emirates. /Telegrafi/

Duartrokitjet e tifozëve për Mustafin