Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim në këmbë.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare që luan për Arsenalin është lënduar në takim me Stoke Cityn.
Ky lëndim e ka detyruar mbrojtësin nga Gostivari të lë fushën, pasi ankonte në një tërheqje muskulore, shkruan Telegrafi.
Mustafi u lëndua në minutën e 25-të dhe u zëvendësua nga spanjolli, Hector Bellerin.
Pas këtij zëvendësimi, Mustafi u duartrokit nga të gjithë tifozët në Emirates. /Telegrafi/