Telegrafi

Lëndohet Morata, lëshon fushën në pjesën e parë ndaj Cityt (Foto)

Alvaro Morata është lënduar dhe është detyruar ta lëshoj fushën në pjesën e parë në ndeshje ndaj Manchester Cityt.

Chelsea dhe Manchester City po luajnë mes vete në ndeshjen derbi të javës së shtatë në Ligën Premier.

Megjithatë, jo gjithçka po shkon mirë për Blutë e Londrës në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin e tyre Stamford Bridge.

Kjo pasi sulmuesi i tyre kryesor, Alvaro Morata, ka pësuar një lëndim gjatë pjesës së parë.

Morata ndjente dhimbje gjatë gjthë kohës

 

Morata është lënduar gjatë fillimit të 45 minutave të parë, teksa u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 35-të.

Morata duke u larguar i lënduar nga fusha..

Në vend të sulmuesit spanjoll 24-vjeçar u inkuadrua anësori brazilian, Willian.

Ndryshe, Morata erdhi gjatë verës te Chelsea për një shifër rreth 80 milionë euro si zëvendësim i Diego Costas. /Telegrafi/