Telegrafi

Lëndohet Mertesacker, mungon gjatë

Me Ligën Premier që do të nisë pas pak javësh, Arsenali ka marrë një lajm shumë të keq.

Qendërmbrojtësi gjerman Per Mertesacker është dëmtuar rëndë dhe gju dhe do të mungojë për rreth 5 muaj.

Ky dëmtim është i disati në vitet e fundit për 31-vjeçarin, i cili ka luajtur rregullisht tek Arsenali kur ka qenë mirë fizikisht .

Në kërkim të një sulmuesi cilësor, tashmë trajneri Arsen Wenger duhet të ndryshojë planet, pasi duhet të shpenzojë edhe për një qendërmbrojtës niveli.