Site icon Telegrafi

Lëndohet me brekë tanga

Incidenti ka ndodhur në një dyqan në Los Angeles. Macrida Patterson ka tentuar të veshë tangat nga linja Sexy Little Thing. Ajo pohon se pjesa metalike, e cila është dashur të jetë e qepur mirë, në atë moment ka fluturuar dhe e ka goditur në sy.

Avokati i saj ka deklaruar se lëndimi, për shkak të cilit nuk ka mundur të dal në punën e saj të zakonshme për disa ditë, do të ndikojë në tërë jetën e saj.

Kompania Victoria’s Secret, e cila në botë njihet për manekinet e saj të famshme që reklamojmë të brendshmet e saj, ka kërkuar nga Patterson që të kontrollojë tangat të cilat e kanë lënduar, megjithatë avokati e ka refuzuar këtë.

Exit mobile version