Kosova merr një “goditje” para ndeshjes ndaj Kroacisë.
Mbrojtësi Ardian Ismajli ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndërmjet Hajdukut dhe Dinamos në kampionatin kroat dhe do të mungojë ndaj Kroacisë. Lajmin e konfirmoi vetë Ismajli, në një prononcim për GazetaOlle.
“Për shkak të lëndimit që e pësova dje, nuk do të mund të luajë ndaj Kroacisë. Më vjen shumë keq. Shpresoj që të rikthehem së shpejti”, deklaroi Ismajli.
Tashmë përzgjedhësi Albert Bunjaku pritet ta ftojë ndonjë futbollist tjetër në vend të ish-lojtarit të Prishtinës.