Telegrafi

Lëndohet Massa, Alonso nis nga pozita e parë

Massa ka dalë nga pista dhe është përplasur me murin mbrojtjes që rrethon pistën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoambulancat që i kanë dhënë ndihmën e parë nënkampionit të botës.

Ferrari ka bërë të ditur se piloti është në gjendje të mirë. Menaxheri i tij siguron që piloti është i vetëdijshëm dhe ka nisur të flasë. Sipas procedurës, Massa është dërguar me helikopter në spital për të verifikuar gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohe, pas përfundimit të provave zyrtare, i pari është renditur piloti i Renault, Fernando Alonso, i ndjekur nga dy pilotet e Red Bull, Vettel dhe Webber. Nëse do të jetë në gjendje të garoje nesër, Massa do të niset nga vendi i dhjetë. /tch/telegrafi/