Mario Mandzukic mund të mungojë në Kupën e Italisë ndaj Genoas të mërkurën, pasi ai ka pasur nevojë për 13 penj në muskulin e këmbës.
Juventusi ka njoftuar përmes faqes zyrtare se kroati Mandzukic ka munguar në stërvitjen e së hënës.
Ai ishte lënduar në fitoren ndaj Bologna të zhvilluar të dielën, ku kishte shënuar edhe një gol.
Situatae tij do të jetë nën kontroll dhe ai mund të mungojë në ndeshjen e Kupës ndaj Genoas, por edhe në fundjavë me Romën.
Stephan Lichtsteiner mbetet jashtë, por sot ka stërvitur me skuadrën.
Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Juan Cuadrado, kanë stërvitur, por ndaras nga skuadra.
Juventusi ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon, pasi shumë futbollistë kanë pësuar lëndime, madje edhe duke i përsëritur. /Telegrafi/