Telegrafi

Lëndohet Lis Shoshi, humb parakualifikimet e ‘Eurobasket 2021’

Njëri nga basketbollistët kryesorë të Kosovës, Lis Shoshi, është lënduar në ndeshjen e parë miqësore ndaj Shqipërisë.

E pas këtij lëndimi të pësuar, Shoshi do të mungojë në takimet parakualifikuese “Eurobasket 2021”.

Shoshi është lënduar në krahun e djathtë, derisa mjekët kanë konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në përballjet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, që zhvillohen nga 3 deri më 21 gusht.

Ai do të mungojë në parakualifikime, kurse gjendja e tij do të vlerësohet më tutje, se sa do të jetë jashtë parketit.

Shoshi është një mungesë e madhe për Kosovën, duke qenë një nga shtyllat e ekipit.

Ai gjatë kësaj vere nënshkroi kontratë me skuadrën e njohur gjermane s.Oliver Würzburg. /Telegrafi/