Telegrafi

Lëndohet lehtë ‘Bambi’ (Foto)

Neshat Krasniqi u bë i njohur me rolin e truprojës së ministrit në serialin ‘O sa mirë’.

Por, duket se i forti i serialit ka pësuar një lëndim trupor.

Bambi, siç njihet më mirë në Kosovë, nuk është lënduar edhe aq rëndë, transmeton Telegrafi.

Aktori e ka publikuar në fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet se e ka mbështjellë dorën me fashë.

Ndryshe, seriali po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet televizive. /Telegrafi/