Neshat Krasniqi u bë i njohur me rolin e truprojës së ministrit në serialin ‘O sa mirë’.
Por, duket se i forti i serialit ka pësuar një lëndim trupor.
Bambi, siç njihet më mirë në Kosovë, nuk është lënduar edhe aq rëndë, transmeton Telegrafi.
Aktori e ka publikuar në fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet se e ka mbështjellë dorën me fashë.
Ndryshe, seriali po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet televizive. /Telegrafi/