Telegrafi

Lëndohet Klay Thompson

Golden State Warriors kanë barazuar serinë finale të “playoff” të NBA-së kundër Toronto Raptors.

Megjithatë, “Luftëtarët” nuk mund të jenë të lumtur për shkak se ekipi tashmë i është shtuar edhe një lojtar i lënduar.

Në mënyrë të veçantë tashmë nuk dihet situata e Klay Thompsonit, i cili përfundoi ndeshjen tetë minuta para fundit për shkak të një lëndimi.

Ai dëshironte të luante, por mbeti në parket më shumë se tri minuta, por kur dhimbja u bë e padurueshme, kërkoi zëvendësimin dhe çaloi gjersa shkoi drejt zhveshtores.

Mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për takimin e tretë, por përfundimisht do të dihet pas ekzaminimeve mjekësore.

Ndryshe, Kevin Durant tash e sa kohë është i lënduar, por pritet të jetë i gatshëm për takimin e katërt. /Telegrafi/