Joseph Line nga Bournemouth i Anglisë, u ngjit në një lis ta gjatë 15 metra, për të shpëtuar një mace që nuk dinte si të zbriste.
Por, 43-vjeçarit iu desh të shtrihej për pesë ditë në spital, sepse u grith keq prej kafshës, teksa po përpiqej ta zbriste, transmeton Telegrafi.
Gërvishtja që pësoi në krah, nuk e ndaloi atë të zbriste poshtë bashkë me të dhe ta lëshonte pranë pronarëve që po e prisnin.
“Krahu nisi të ënjtej dhe kisha dhimbje, andaj shkova për kontroll. Nga frika se mund të më infektohej edhe më shumë, më kërkuan të shtrihem dhe të trajtohem me katër antibiotikë të ndryshëm”, ka thënë Line.
Megjithëse e pësoi keq, ai thotë se do të vazhdojë të ndihmojë macet e ngecura nëpër pemë, vetëm se do të veshë rrobe më adekuate. /Telegrafi/