Vizitorja e një plazhi në Cornwall të Anglisë, u bë pjesë e mahisë, pasi u ankua për gurët në të cilët lëndoi keq këmbët.
Ajo ndërmori një aksion, që ato të largoheshin sepse kishin ‘rrezik potencial, duke u fshehur vazhdimisht nën valë’, transmeton Telegrafi.
“Duhet bërë diçka me ata gurë, janë tepër të vrazhdë dhe askush nuk i sheh sepse mbulohen prej ujit” ka qenë ankesa drejtuar mirë mbajtësve të plazhit.
Sipas saj, është një plazh i bukur, po gurët që ndodhen në mes duhet larguar, sepse nuk përshtaten. Krahas ankesës, ka vënë edhe një imazh ku lëndon këmbët e përgjakura.
Mirëmbajtësit kanë thënë se mund të vendosin tabela për të treguar gurët, në të cilat ende nuk ka pësuar askush, pasi nuk mund t’i largojnë. /Telegrafi/