Site icon Telegrafi

Lëndohen katër shtetas të Maqedonisë në një aksident në Bansko

Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën Dobrinisht-Bansko. Sipas agjencisë bullgare BGNES, të aksidentuarit janë dërguar në spital.

Bëhet fjalë për tre meshkuj 48-vjeçar dhe një i moshës 41-vjeçar, të cilët për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve nga hetimet, ekzistojnë dyshime për përdorim të alkoolit nga ana e shoferit, të cilit i është bërë testi në gjak./Telegrafi/

Exit mobile version