Site icon Telegrafi

Lëndohet Haxhimusa, mungon kundër Dritës

Betim Haxhimusa nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në derbin e madh kundër Dritës.

Ai ka pësuar një dëmtim në muskuj dhe do të jetë jashtë fushave për tri javë.

“Në ndeshje me Trepçën kanë pësuar një dëmtim në muskuj. Pas kontrolleve mjekët më thanë se duhet të pushojë tri javë”.

“më vjen keq që nuk mund ta ndihmojë skuadrën pasi që është ndeshje e rëndësishme, por kam besim të plotë se skuadra dhe e di që do ta fitojmë këtë derbi”, ka thënë Haxhimusa për Gazetaolle.com.

Haxhimusa ka shënuar tri gola deri më tani.

Exit mobile version